Klubet interesohen për Luis Enrique

Trajneri vlerësohet nga Atletico Madrid dhe Manchester UTD

U eliminua nga Botërori madje me kritika, por ndaj Luis Enrique kanë nisur oferat nga klubet. Si fillim, Atletico de Madrid e ka të parin në listë nëse, në Qershor 2023, Diego Pablo Simeone vendos të mos përfundojë vitin e mbetur të kontratës së tij, diçka që duket më e realizueshme çdo ditë.

Simeone mund të largohet edhe më herët nëse skuadra që drejton nuk arrin të kualifikohen për në Championsin e sezonit të ardhshëm. Drejtuesit e Atletico janë shprehur me superlativa për Enrique. Edhe kapiteni Koke, i cili në raste të tjera ka preferuar të mos komentojë për këtë çështje, i hapi gjithashtu dyert duke e cilësuar si trajner spektakolar dhe shumë ndryshe nga Simeone.

Një mundësi është edhe Premier League, por një trajner si ai do të shkonte vetëm në klube me emër të madh. Manchester United nuk e ka gjetur ende zgjidhjen e rezultateve të dobëta sportive të kohëve të fundit tek holandezi Erik Ten Hag. “Djajtë e kuq” janë në vendin e pestë në renditje dhe nuk e kanë fituar Premier League për gati një dekadë. Luis Enrique po vlerësohet si pasuesi i tij.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share