Dy gola në dy ndeshje nga Cikalleshi

Cikalleshi siguron pikët e para për Konyaspor

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi po tregon super formë me Konyaspor, teksa shënoi në të dytën ndeshje radhazi.

Në sfidën ndaj Antalyaspor, Cikalleshi zhbllokoi sfidën në minutën e 60’, duke kthyer në gol një penallti.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Takimi u mbyll me barazimin 1-1, me Konyaspor që në javën e dytë të Superligës turke merr një pikë falë sulmuesit shqiptar.

Edhe në javën e parë të kampionatit, në ndeshjen ndaj Istanbulspor, Cikalleshi i dha barazimin skuadrës së tij.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share