Botërori 2022 | Gjyqtarët e Marok-Francë, Fifa i beson drejtësinë meksikanëve

Gjysmëfinalja mes Francës e Marokut, kryesor gjyqtari Cesar Ramos

FIFA ka caktuar gjyqtarin meksikan, Cesar Ramos për të vendosur drejtësi në gjysmëfinalen e Botërorit mes Marokut dhe Francës. Ramos, i cili është arbitër i FIFA-s që nga viti 2014 ka gjykuar edhe një herë tjetër kombëtaren afrikane, konkretisht duelin e fazës së grupeve përballë Belgjikës, e fituar me shifrat 2-0.

Gjithashtu, Ramos vendosi drejtësi edhe në duelin mes Tunizisë dhe Danimarkës, shoqëruar më pas me përballjen e raundit të 1/8-ave mes Portugalisë dhe Zvicrës. Asistent të 38-vjeçarit do të jenë Alberto Morin dhe Miguel Hernandez, të dy nga Meksika, ndërsa venezueljani, Jesus Valenzuela do të jetë gjyqtari i katërt i ndeshjes.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndeshja mes Marokut dhe Francës do të luhet këtë të mërkurë në orën 20:00 në stadiumin “Al Bayt”. Skuadra afrikane u bë e para kombëtare që kualifikohet në gjysmëfinalet e Kupës së Botës, pas fitores befasuese 1-0 ndaj Portugalisë. Ndërkaq, Franca vjen nën petkun e kampionëve në fuqi të Botës në këtë turne dhe synon të mbroj titullin e fituar 4 vite më parë në Rusi.

Kjo do të jetë hera e gjashtë që dy kombëtaret luajnë kundër njëra-tjetrës, me Francën që ka fituar 3 dhe barazuar në dy raste.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share