Klopp: Largohem nga Liverpool në fund të sezonit

Trajneri gjerman drejton “Të kuqtë” prej 2015

Jurgen Klopp do të largohet nga Liverpool në fund të këtij sezoni sëbashku me stafin e tij. Këtë vendim e ka bërë të ditur vetë trajneri në një intervistë për televizionin e klubit anglez.

“E di që për shumë nga ju do të jetë një goditje. E dua këtë klub dhe qytetin, por në fund të sezonit do të largohem. Jam i sigurt që është vendimi i duhur, pasi po më shterojnë forcat”, tha ai.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Klopp tha se kishte informuar drejtuesit që në Nëntor për vendimin e tij. Klubi në njoftimin e publikuar e vlerësoi si trajner dhe njeri 56-vjeçarin.

Jurgen Klopp mori drejtimin e skuadrës në verën e 2015 dhe gjatë kësaj kohe fitoi 7 trofe në Angli dhe në aktivitet ndërkombëtarë, mes tyre Premier League pas 30 vitesh pritje, Champions League dhe Botërorin e Klubeve.

Klopp më herët ka qenë në krye të Mainz dhe Borussia Dortmund.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share