Dy asiste dhe gol ndaj SHBA, Louis Van Gaal i dhuron puthje Dumfries (VIDEO)

Trajneri holandez, Louis Van Gaal nuk ka kursyer falenderimin për heroin e “tulipanëve”, Denzel Dumfries.

Në konferencën për shtyp, tekniku i dha një puthje në faqe anësorit të Interit, që shënoi dhe dhuroi dy asiste ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për t’i siguruar kualifikimin më tej kombëtares së tij. Van Gaal pranoi se po puthte Dumfries për t’u treguar të gjithëve se sa krenar është për të.

Lojtari i Interit bëri një paraqitje virtuoze teksa asistoi për golat e Memphis Depay dhe Daley Blind dhe më pas shënoi vetë për të vrarë shpresat amerikane për një rezultat pozitiv.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Dumfries u bë lojtari i parë holandez që përfshihet në tre gola në një ndeshje të Kupës së Botës duke imituar Rob Rensenbrink, dy herë në vitin 1978 dhe të madhin Johan Cruyff në vitin 1974.

Klan News

https://youtu.be/SJucozGqSAs

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share