Klan Debat/ Zgjedhjet 2024: Zotimet, retorika, kreativiteti i fushatës!

Kandidati për deputet nga Opozita Shqiptare VLEN, Halil Snopçe në emisionin e mbrëmshëm Klan Debat bëri të ditur se opozita shqiptare nuk do të bëhet pjesë e një qeveria e cila nuk pranon Ndryshimet Kushtetuese.

“VLEN kategorisht ka deklaruar se nuk shkojmë në qeverinë e ardhshme pa u bërë ndryshimet kushtetuese, si kusht themelor për nisjen e negociatave. Pra pavarësisht se kapitujt shqyrtohen, nisja e negociatave nis pas ndryshimeve kushtetuese. Taravari tha se kanë një marrëveshje xhentëllmenësh me Ali Ahmetin që duhet ti përmbahemi” – tha Halil Snopçe, VLEN.

Kandidati për deputet nga Fronti Europian, Ilir Hasani, tha se idetë që promovon “Fronti Europian” janë ëndërr për çdo parti tjetër politike.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Cka ofron Fronti Europian në këto zgjedhje, dikush as në ëndrra nuk mund ta shohin. Po zhvillojmë fushatë në superligë, me ide avangarde dhe me një politikë gjithëpërfshirëse. Po promovojmë ide që për 22 vite janë realizuar në politikën vendore nga BDI. Unë uroj që kjo kampanjë të jetë demokratike sepse Fronti Europian nuk I ka qytetarët nëpër tribuna por i kemi në prani massive në çdo tubim” – deklaroi Ilir Hasani, Fronti Europian.

Për analistin Qenan Aliu partitë politike janë duke përsëritur retorikën e njejtë dhe nuk sheh asnjë kreativitet te partitë politike.

”Poshtë lartë retorika duket si klishe nga zgjedhjet e kaluara, përvec Vlen e cila ka disa teza që tregojnë kreativitet politik ndërkaq keto pozitarë i kanë klishet që ripërsëriten nga të gjitha ciklet zgjedhore” – tha Qenan Aliu, analist.

Analisti politik, Albert Musliu,  u shpreh se arrestimi i gazetarit Furkan Sliu, e ka rrikthyer vendin në një periudhë ku të gjithë gazetarët dhe bizneset ishin cak i institucioneve.

”Ma kujton një periudhë të qeverisjes në Maqedoni ku gazetarët, bizneset ishin cak i institucioneve të dhunës. Është çështje që subjeketet duhet të deklarohen, jo vetëm të përmendet gara presidencilae por edhe parlamentare, e cila nënkupton mundësi bashkqeverisjeje” – tha Albert Musliu, analist.

Pjesë e debatit ishte edhe Korridori 8 i cili cili ngjalli reagime mes panelistëve ku opozita e cilëson si projekt të BDI-së ndërkaq pushteti thotë se ky projekt  është i rëndësishëm për vendin dhe rajonin, ndaj nuk duhet të minimizohet nga asnjë parti politike. /tvklan.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share