Në Klan Debat në gjuhën maqedone, kandidatja e “Levicës” Biljana Vankovska, thotë se Kuvendi nuk duhet ta zgjedh Presidentin e vendit, pasi sipas saj, aktualisht Parlamenti është një maqineri e të dëgjueshmëve dhe presidenti nuk do ta kishte kredibilitetin e popullit.
Si model presidenti që bashkon shoqërinë, Vankovska përmendi Nelson Mandelën, por u shpreh e fascinuar nga dy kandidatët e mëhershëm shqiptar në garën zgjedhore, Imer Selmanin dhe Mirushe Hoxhën./tvklan.mk