Klan Debat: Situata ekonomike arsyeja e ikjes së të rinjve

INSTITUCIONET SHTETËRORE TË GJEJNË MEKANIZMA PREVENTIVE

Profesori universitar Bashkim Selmani vlerëson se arseja e ikjes së të rinjve jashtë vendit është situata ekonomike, sipas tij, këtë e vërteton edhe hulumtimi i realizuar nga Fakullteti Juridik në Universitetin e Tetovës. Ai kërkon nga institucionet shtetërore që të gjenë mekanizma për të parandaluar këtë dukuri.

”Mbi 60% e qytetarëve ndjehen të zemëruar dhe shkaqet e zemërimit është ekonomia e varfër.  10 % e qytetrëve nuk mund ti mbulojnë harxhimet se  e fillojnë ditën pa para. Dhe mbulesa e këtyre situatave ka krijuar depression dhe dhuna reflekton në jetën e përditjshme” – tha Bashkim Selmani, profesor Universitar.

Ministri për Diasporë, Xhemail Çupi, thotë se dyndja më e madhe e të rinjve bëhet drejt Evropës Perëndimore edhe pse ende nuk ka  shifra të sakta nga Enti për Statistikë.

”Viteve të fundit emigrimi masiv ka qenë në evropën Perendimore, Gjermani, Zvicës, Itali, por ekemi edhe SHBA, Australi dhe Kanda. Kemi një dyndje masive të migracionit e ku theksi kryesor bie mbi të rinjtë”. Egjithë kjo ndodh për arsye se ata nuk shohën perspective në vendlindjen e tyre” – tha Xhemail Çupi, ministër për Diasporë.

Studentët Semira Esati dhe Armend Seferi vlerËsojnë se shkaku kryesor i ikjes së të rinjve është ekonomia. Sipas tyre, migrimi I të rinjve është bërë trend.

”Gjëja kryesore janë shkaqet ekonomike. Për të pasur një jetë më të mirë të gjithë mendojnë se jashtë shtetit mund ta arrijnë. Nuk kemi përkrahje të shtetit. Ne ballafaqohemi me probleme të shumta” – tha Semira Esati, studente.

”Ne duhet t’i shërbejmë vendit tonë dhe jo vendeve të huaja. Edhe këtu ka punë edhe këtu ka zgjidhje” – deklaroi Armend Seferi, student.

Hulumtimi i fundit i Fakultetit juridik pranë UT-së tregon të dhëna shqetësuese. Sipas këtij hulumtimi:  59% e të anketuarve ndjehen të shqetësuar, në stres dhe në pasiguri ekonomike

-19% e të anketuarve  thonë se kjo pasiguri rezulton me depresion dhe përfundon me grindje dhe zënka familjare

-11% e të anketuarve zgjidhjen e problemit e shohin nëpërmjet dhunës dhe armëve

-Vetëm 6% janë të gatshëm që të drejtohen tek organet kompetente

-Çdo i treti i ri dëshiron që të largohet nga  shteti

Dhe çdo i dyte ndjehet i rrezikuar nga lëndët narkotike, alkooli, bixhozi. /KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share