“Ballkani I Hapur”: Beogradi gati për panairin e parë ndërkombëtar për verë, ushqim dhe turizëm

Siç njofton ekipi I Klan Macedonia nga Beogradi, I akredituar për të ndjekur zhvillimet rreth takimit të radhës së “Ballkanit të Hapur”, kryeqendra serbe është dekoruar me ngjyrat e vendeve pjesëmarrëse në këtë samit. Po bëhen përgatitjet e fundit për mbarëvajtjen e këtij takimi.

Ndryshe, prej sot në 4 ditët e ardhshme në kuadër të Samitit Ballkani i Hapur në Beograd mbahet Panair e parë ndërkombëtar për verë, ushqim dhe turizëm “Vizioni verës në Ballkanin e Hapur”, nën patronazhin e Republikës së Serbisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë.

Samitin do ta hapin liderët e Ballkanit të Hapur, Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në kuadër  të aktiviteteve në Beograd do të mbahet edhe samiti tradicional i liderëve të Ballkanit të Hapur i kryesuar nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Në Beograd gjendet edhe një ekip I Klan Macedonia, Xhumadije Ibraimi – Gazetare dhe Fatlum Aliu – Kameraman, të cilët nga vendngjarja, për edicionet informative dhe rrjetet sociale, do të ndjekin të gjitha zhvillimet në kuadër të këtij aktiviteti./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share