Klan Debat: Sfidat me ndryshimet Kushtetuese dhe luftën kundër korrupsionit

2023 – ZGJIDHJE TË PRITSHME PËR ÇËSHTJET E HAPURA NË RAJON

Debati për ndryshime kushtetuese dhe kërkesat për rezultate të dukshme nga lufta kundër korrupsionit dhe reformat në sistemin gjyqësor, pritet të jenë temat shoqërore kryesore gjatë vitit të ardhshëm, që sipas analistëve, të ftuar në emisionin e mbrëmshëm Klan Debat, do ta bëjnë vitin 2023 “mjaft të vështirë”. Petar Arsovski dhe Xhelal Neziri vitin e ardhshëm presin zgjidhje edhe në rajon, posaçërisht të tensioneve aktuale në Kosovë, që rajoni bashkërisht të ecë përpara.

Gjatë vitit të ardhshëm, kur për muaj me rradhë në Kuvend pritet të debatohet për ndryshimet kushtetuese që i kërkon Bullgaria, si kusht për negociatat aderuese në mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, duhet të hapet por edhe të rrumbullakësohet debati për rrugën e mëtejshme drejt BE-së. Për këtë arsye analisti Petar Arsovski konsideron se 2023 nuk do të jetë vit i lehtë.

“Jo vetëm që nuk do të jetë i lehtë, por do të jetë shumë i vështirë. Ne duhet ta përfundojmë debatin a jemi definitivisht për anëtarësim në BE me të gjitha çmimet dhe mangësitë që anëtarësimi i nënkupton. Do t’i pranojmë ndryshimet kushtetuese ose do t’i ndërpresim negociatat? Por për temat që dominojnë te popullata, gjëja më e rëndësishme që mund ta bëni për ekoniminë, është, gjejeni çfarë – të hyni në BE. Gjëja më e rëndësishme për sundimin e së drejtës në Maqedoninë e Veriut, është, gjejëni çfarë – t’i vazhdoni negociatat me BE-në, për shpërnguljen dhe kështu me rradhë” – tha Petar Arsovski, analist.

Me qëllim që rajoni të lëvizë drejt evropianizimit, Arsovski pret zgjidhje të shpejtë, me prani ndërkombëtare, edhe të tensioneve në Kosovë. Me 36 marrëveshje të nënshkruara ndërmjet tyre, Serbia dhe Kosova, do të duhet të fillojnë t’i zbatojnë, thekson analisti Xhelal Neziri.

“Në fund grumbullohen në një propozim që i vendos palët në pozicione të barabarta, Serbinë dhe Kosovën. Që në nenin e parë të propozimit franko-gjerman thuhet se të dyja palët do të negociojnë si të barabarta në gjithë procesin. Që në njëfarë mënyre, edhe pse nuk thuhet në mënyrë eksplicite, do të thotë pranim nga ana i Serbisë i pavarësisë së Kosovës, kështu që unë besoj se do të ketë rezultate pozitive nga gjithë ky proces. As Serbia, as Kosova nuk janë të interesuara për destabilizim” – tha Xhelal Neziri, analist.

Gjatë vitit të ardhshëm pritet edhe rol më aktiv i SHBA-ve, krahas BE-së, edhe në Bullgari, në Shqipëri dhe në Bosnjë e Hercegovinë, për shkak të mbylljes së çështjeve të ndërsjella, në rrethanat gjeopolitike të ndryshuara në botë, theksuan mysafirët në Klan Debat. /KlanMacedonia/

PËRGATITI: BILJANA GEORGIEVSKA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share