Klan Debat: Politikat energjetike për dimër më të ngrohtë

QEVERIA NEGOCIONON PËR GAZIN ME KONTAKTET E OPOZITËS

Një delegacion qeveritar nga sot nis udhëtimet jashtë vendit për të negociuar për energjensa me çmime më të lira me firmat e adresuara nga VMRO-DPMNE-ja. Takimi I përbashkët për amortizimin e krizës energjetike paraqet edhe një hap drejt afrimit politik midis qeverisë dhe opozitës – than ë Klan Debat këshilltari I Qeverisë, Viktor Andonov. Për momentin, për shkupjanët, gaz ka vetëm për dy javë gjatë sezonit të ngrohjes, kurse për nevojat energjetike të industrisë, llogaritë e rrymës për të cilët janë dhjetë herë më të larta dhe po kërcënojnë të shkatërojnë bizneset, janë hapur të gjitha opsionet me naftë, qymyr ose mazut.

Ulja në tavolinë të përbashkët qeveri – opozitë në kërkim të zgjidhjes për amortizimin e krizës energjetike, vetvetiu është një akt i rëndësishëm, vlerëson Këshilltari për Energjetikë, Viktor Andonov, I cili në Klan Debatin e mbrëmshëm njoftoi se sot do të udhëtojë jashtë vendit, për t`u takuar me firmat që i propozoi VMRO-DPMNE-ja.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Kjo krizë energjetike nuk prek vetëm qeverinë, por të gjithë qytetarët. Takimi kaloi në atmosferë pozitive, dy palët këmbyen vlerësime. Nuk ka dallime të mëdha dhe plani I tyre parashikon rritjen e prodhimit vendor. Nuk pamë shifra konkrete. Gjatë ditës së nesërme udhëtojmë jashtë vendit me njërin nga kontaktet për të siguruar gaz natyror”, deklaroi Viktor Andonov- këshilltar në Qeveri.

Rritja e prodhimit vendor të energjisë elektrike është edhe synimi kryesor I Qeverisë, por sipas hapave që për momentin po ndërmerren, është në kërkim të partnerëve për të importuar nga jashtë. Duket se po bëhet një hap prapa nga Strategjia afatgjate për zhvillimin e sektorit energjetik, vlerëson Aleksandar Dedinec nga Akademia Maqedonase e Shkencave dhe Arteve.

“Absolutisht pajtohem se kjo duhet të jetë vetëm një zgjidhje afatshkurtër, por nuk duhet të dalim nga ajo që e kemi si plan deri në vitin 2050. Në fakt, këtë e bën edhe Evropa, nuk ndryshohen qëllimet për vitin 2030 dhe 2050, por përkundrazi përforcohen, për shkak se investimi në efikasitetin energjetik, që në fakt është energjensi I vetëm që ka cdo vend, duhet maksimalisht të shfrytëzohet, bashkë me burimet e riparueshme”, deklaroi Aleksandar Dedinec nga AMSHA.

Kriza nuk do të ishte aq serioze nëse me kohë zhvilloheshin politika të mira, vlerëson Davor Pehçevski nga OJQ “Eko  Svest”, kurse zgjidhjet e shpejta, sic është plani për furnizim me qymyr nga vendet fqinje, sipas tij, paraqet një kthim të madh prapa.

Kjo shqetësonedhe pse edhe ne nuk e kemi të qartë se këto janë situata të jashtëzakonshme kur nuk ka shumë zgjedhjePorkjo është si rezultat I investimit të vazhdueshëm e të gabuar 30 vjecar ose mosveprim në sektorin energjetik në vendTani që do të importohen lëndë fosile nga vendet fqinje do të kontribuojë për pasoja të mëdha për ambientin jetësor”, deklaroi Davor Pehçevski nga “EKO – SVEST”.

Krahas importit të qymyrit, sipas Pehçevskit shqetëson edhe ajo se sërish po bisedohet për hapjen e minierave qëmoti të mbyllura të vendit për qymyr, sikurse Zhivojno e të tjerë, që për aktivistët ekologjik është e papranueshme./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share