Kishte vjedhur një veturë në Saraj të Shkupit, policia arreston hajdutin 31 vjeçar

Pak pas mesnate autoritetet e rendit kanë arritur të arrestojnë një 31-vjeçar nga Shkupi pasi i njëjti dyshohet se ka vjedhur një automjet në Lubin të Sarajit.

Nga MPB bëjnë të ditur se automjeti është gjetur dhe i është kthyer pronarit.

“Më 15.04.2023, në ora 23:15, në rrugën “Brigada Kosovaro Maqedonase” në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB-Shkup e kanë privuar nga liria E.A. (31) nga Shkupi. Ai dyshon se më datë 14.04.2023 në ora 23:00 në fshatin Saraj ka marrë veturën e pasagjerëve “Skoda Felicia” me targa të Shkupit në pronësi të O.L.(51) nga fshati Lubin, komuna e Sarajit. Personi është ndaluar në stacion të policisë, ndërsa automjeti i është gjetur dhe i është kthyer pronarit. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share