Kina: SHBA duhet të krijojë kushte për dialog me Korenë e Veriut

Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike duke ngritur alarmin në SHBA dhe vendet aleate

Koreja e Veriut vazhdon të lëshojë raketa balistike duke ngjallur jo pak shqetësim tek komuniteti ndërkombëtar. Lëshimi i raketës është  i shtati  gjatë ditëve të fundit , duke  ngritur alarmin në Uashington dhe aleatët e tij në Tokio dhe Seul. Kina nga ana tjetër i bën thirrje SHBA-së që duhet të krijojnë kushte për të rifilluar dialogun me Pehenianin.

“Shpresojmë që  të gjitha palët të mbështesin gjetjen e një zgjidhjeje politike për çështjen e Gadishullit Korean, të zgjidhin në mënyrë të ekuilibruar shqetësimet e njëri-tjetrit përmes dialogut dhe konsultimeve. Fjalët e SHBA-së duhet të përputhen me veprat e saj, që të mos ketë vullnet të keq ndaj Koresë së Veriut duhet të reflektohet në veprimet e saj, duhet të krijojë kushtet për rifillimin e dialogut kuptimplotë”, tha Mao Ning, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme.

Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara zhvilluan stërvitje të përbashkëta detare të premten si përgjigje pas lëshimit të raketave.

Ritmi rekord i testimit të armëve të Koresë së Veriut këtë vit synon të zgjerojë arsenalin e saj në mënyrë që të forcojë besueshmërinë e kërcënimeve me armë bërthamore ndaj kontinentit dhe aleatëve rajonalë të SHBA-së, dhe më pas të angazhohet në negociata me SHBA-në nga një pozicion më i fortë si një shtet bërthamor.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share