Kim Jong Un pranon të furnizojë Rusinë me municion

Takim dy orësh me Putinin, Koreja e Veriut lë pas Kinën e i jep përparësi Rusisë

Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un takoi përreth dy orë presidentin rus Vladimir Putin në kozmodromin Vostochny i vendosur midis pyjeve të Rusisë lindore jo shumë larg kufirit kinez.

“Më vjen mirë që ju shoh. Ky është kozmodromi ynë i ri,” tha Putin ndërsa i shtrëngoi dorën Kim për rreth 40 sekonda. Putini i tregoi Kim-it rreth ndërtesës ku është montuar përforcuesi i ri hapësinor i Rusisë, Angara. Kim Yo Jong, motra e liderit të Koresë së Veriut ishte gjithashtu e pranishme në takimin me Putinin.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Vizita në kozmodromin Vostochny u pasua më pas nga një takim ballë përballë mes liderëve. Përpara se të fillonin bisedimet Kim u tha gazetarëve se Koreja e Veriut do t’i bëjë lidhjet dypalëshe me Rusinë “prioritetin numër një”.

“Ju jam shumë mirënjohës  që na keni ftuar, pavarësisht se jemi të zënë me çështjet shtetërore. Ne po vizitojmë Rusinë në një moment shumë të rëndësishëm. Ne mundëm të shohim me sytë tanë të tashmen dhe të ardhmen e Rusisë si fuqi hapësinore. Por  Rusia tani është në luftën e shenjtë kundër forcave hegjemoniste për të mbrojtur sovranitetin dhe interesat e saj të sigurisë. Ne vazhdimisht kemi shprehur mbështetjen tonë të plotë dhe të pakushtëzuar për të gjitha vendimet e marra nga presidenti dhe udhëheqja ruse dhe dua t’ju siguroj se ne do të jemi gjithmonë bashkë me Rusinë”.

Putin tha se të dy do të diskutojnë edhe çështje që lidhen me bashkëpunimin ekonomik dhe ato të natyrës humanitare. Ndër të tjera kreu i Kremlinit u shpreh se Rusia do ta ndihmojë Korenë e Veriut të ndërtojë satelitë pasi dështoi dy herë këtë vit për t’i lëshuar. Takimi po vëzhgohet me kujdes nga Uashingtoni pasi  Koreja e Veriut ka pranuar që të furnizojë më armë Rusinë për t’a ndihmuar në fushën e betejës në Ukrainë.

Takimi erdhi disa orë pasi Koreja e Veriut lëshoi ​​dy raketa balistike drejt detit, një test tejet provokues. Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, i pyetur për sanksionet e gjata kundër Koresë së Veriut për zhvillimin e armëve bërthamore, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov  u shpreh se Rusia ruan pozicionin e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, por kjo nuk mund dhe nuk do të pengojë zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ruso-koreane.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share