Britanikët të penduar që dolën nga BE

Guvernatori i Bankës: Brexit po dëmton rimëkëmbjen ekonomike

Pothuajse dy vite pasi Britania e Madhe u largua nga BE më 31 Dhjetor 2020, mbështetja për Brexit është në nivelin më të ulët.

Sipas një sondazhi të realizuar YouGov të dhënat tregojnë se 56% e britanikëve mendojnë se ishte e gabuar të largoheshin nga BE, ndërsa 32% mendojnë se ishte vendimi i duhur.

YouGov ka pyetur rregullisht qytetarët nëse ata mendojnë se ishte e drejtë apo e gabuar të votohej për t’u larguar nga BE që pas referendumit të mbajtur në vitin 2016 ku ishin vetë qytetarët që thanë fjalën e fundit.

Por Brexit ka ndikuar edhe në situatën ekonomike në vend. Të paktën kështu shprehet guvernatori i Bankës së Anglisë Andrew Bailey i nënvizon se Mbretëria e Bashkuar po përjeton situatën më të keqe ekonomike për shkak të Brexit dhe një rënie drastike të fuqisë punëtore që nga pandemia e Covid-19. I pyetur nëse Brexit po kontribuonte në performancën e dobët ekonomike , ai tha se ka një efekt nga largimi nga BE, duke përfshirë një ulje afatgjatë në nivelin e produktivitetit.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share