Foto: Të sigurosh bukë dhe ujë në mes të bombave

Teksa konflikti mes Izrealit dhe Hamasit vijon, pajisja me ndihma humanitare për banorët në Gaza sa vjen e bëhet më e pamundur. Në 48 orët e ardhshme pritet që situata të ndërlikohet.

Gjithçka nisi më 7 Tetor pas një sulmi të Hamas në jug të Izraelit që shkaktoi 1200 të vrarë. Kjo pasoi me kundërpërgjigjie nga autoritetet izraelite, bomba të njëpasnjëshme mbi lagjet e Gazës.

2.4 milionë banorë janë të pashpresë! Pa ujë, ushqim, ilaçe, energji elektrike apo karburant.

Të vetmet ndihma në gjithë këto kohë kanë ardhur nga Egjipti përmes pikës kufitare të Rafah, por siç raportohet, ato nuk janë aspak të mjaftueshme. Siç thonë mediat e huaja, nuk janë plotësuar as 39% të nevojave ushqimore. Njerëzit ushqehen vetëm me bukë e vuajnë për ujë të pijshëm. 2 në 3 palestinezë janë larguar nga Gaza që prej nisjes së luftës./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share