KFOR-i nis hetimin për të shtënat në Zubin Potok: Palët të përmbahen nga provokimet

Mbrëmjen e së dielës në Zubin Potok është shtënë me armë zjarri në afërsi të patrullës së KFOR-it. Misioni paqëruajtës i NATO-s në Kosovë ka nisur hetimet lidhur me rastin. KFOR thekson se nuk ka të lënduar apo dëme materiale nga ky incident.

“Ne presim që të gjithë aktorët të përmbahen nga provokimet dhe të kërkojnë zgjidhjen më të mirë për të garantuar sigurinë e të gjitha komuniteteve. Ne i ftojmë të gjitha palët që të ndihmojnë në sigurimin dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë dhe të parandalojnë narrativat mashtruese që të ndikojnë në procesin e dialogut”, thuhet në reagimin e KFOR-it.

Komandanti i KFOR-it Angelo Michele Ristuccia, ka deklaruar se e mbështet dialogun për të gjetur një marrëveshje për të zbutur tensionet në veri të Kosovës.

Ai mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë ata që janë përfshirë në këtë proces.

“KFOR-i ka shtuar praninë dhe patrullimet e tij gjatë muajve të fundit. Ne mbetemi vigjilentë dhe plotësisht të aftë për të përmbushur mandatin tonë sipas Rezolutës 1244 të vitit 1999 për të gjitha komunitetet në Kosovë. Zgjidhjet duhet të kërkohen përmes dialogut”, thuhet në reagimin e KFOR-it./klankosova

Lexo gjithashtu
Total
0
Share