Video/ Hakerat iranianë publikojnë kamerat e Policisë së Shtetit

Sistemi i Policisë së Shtetit ka rënë pre e një sulmi kibernetik, që sipas të dhënave të autoriteteve shqiptare, besohet se ka ndodhur nga Irani pasi është i ngjashëm me sulmin ndaj e-Albania në muajin Korrik.

Sistemi TIMS nëpër doganat shqiptare është aktualisht i mbyllur. Po kështu edhe sistemet e tjera të Policisë së Shtetit janë të bllokuara.

Më herët publikuam edhe foton me mesazhin që hakerat kishin lënë në sistemin e policisë pas sulmit, ku shkruanin “Shqipëria ende po paguan për aktet terroriste të kultit MEK në Durrës. Dhe kjo lojë do të vazhdojë”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Por hakerat iranianë nuk janë mjaftuar më kaq, ata kanë publikuar edhe video të kamerave të sigurisë së Policisë së Shtetit.

Në këtë video të publikuar është njëri nga sportelet e Policisë Kufitare në aeroportin e Rinasit ku duket punonjësi i policisë duke zbatuar procedurat. Në video duket edhe momenti kur sistemi TIMS bllokohet dhe polici nis të hedhë të dhënat e qytetatëve manualisht në regjistër.

Ministria e Brendshme e ka pranuar zyrtarisht se sistemet e Policisë së Shtetit janë nën sulm kibernetik. /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share