KF “Otrant – Olimpik” nga Ulqini uron suksesin e dy skuadrave shqiptare

Suksesi historik i dy skuadrave shqiptare të futbollit, Struga Trim Lum që siguroi titullin kampion i Maqedonisë Veriut dhe Voska Sport, që siguroi kualifikim në elitën e fubollit vendor, ka zgjuar interesim të madh edhe tek opinioni mbarëshqiptar, të cilët në mënyra të ndryshme urojnë drejtuesit e këtyre klubeve për suksesin e arritur.

Një urim i veçantë për Struga Trim Lum dhe  Voska Sport vjen edhe nga kryetari i klubit të futbollit “Otrant Olimpik” nga Ulqini, Skendo Rexha, i cili pos tjerash shkruan.

Në emrin tim dhe në emër të klubit të futbollit “Otrant Olympic” nga Ulqini uroj KF Struga Trim Lum për titullin kampion i Maqedonisë së Veriut, ndërsa KF Voska Sport pë kualifikimin në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut. Këto suksese të dy klubeve na gëzojnë pa mas andaj  shpresojë në një bashkëpunim vllazërore  në rafshin sportive. Urime të gjithëve për suksesin.

Suksesin e klubeve Struga Trim Lum dhe Voska Sport e kanë uruar edhe klube nga Shqipëria e Kosova./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share