Këtë dimër, getat janë shumë “ekstra”

Teksa temperaturat sa vijnë e ulen, shtohen shtresat në veshjen tonë. Megjithatë, getat janë pjesë e garderobës tonë të përditshme, pasi përgjithësisht të gjitha i preferojmë fundet ose fustanet gjatë muajve të ftohtë.

Sidomos këtë vit e shohim shumë në pasarela, por getat janë një “investim i përjetshëm”, si në versionin të trasha ose të holla transparente.

Më poshtë janë disa nga dukjet më të mira me geta të zeza që kemi parë në pista këtë sezon:

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“All Black”

Ndonjëherë nuk është e nevojshme t’i komplikoni gjërat sepse thjeshtësia funksionon më së miri. Për shembull, zgjidhni një pamje totale në të zezë që ju lejon të luani me tekstura të ndryshme, si p.sh. copa lëkure apo leshi.

Geta të zeza me një pallto të kuqe

Truku “styling” në këtë rast është në një nga ngjyrat më të preferuara për këtë dimër: e kuqja. Një fustan apo pallto në këtë ngjyrë të zjarrtë mund të bëjë kontrast perfekt me getat e zeza dhe sidomos nëse look-u plotësohet nga një palë taka gjithashtu të kuqe.

Me një fustan mini të thurur

Një look që përfshin një fustan të vogël të thurur mund të bëhet edhe më interesant duke e shoqëruar me geta të zeza të tejdukshme dhe taka.

Në rozë!

Nuk e dini se me çfarë getash të përshtatni fustanin tuaj rozë? Një palë geta të zeza është përgjigjja. Për një rezultat elegant zgjidhni këpucë dhe çantë gjithashtu në ngjyrë të zezë.

Me pantallona të shkurtra dhe një xhaketë oversize

Një mënyrë perfekte për të veshur pantallona të shkurtra në muajt e ftohtë është t’i kombinoni ato me geta. Një xhaketë oversize dhe një palë taka i japin një elegancë shtesë pamjes.

Me çizme!

Në fillim duken si dy koncepte konkurruese, por “shkrihen” mirë së bashku. Sekreti qëndron në zgjedhjen e çizmeve me një siluetë më të trashë për një efekt modern.

/tvklan.al

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share