Kryetari i Bashkësisë së Njesive të Vetqeverisjes Lokale, Orce Gjeorgjievski, tha se kryetaret e komunave të Shkupit nuk do të heqin dorë nga kërkesa e tyre që Danella Arsovskës t’i merren kompetencat. Nga e Majta akuzojnë VMRO-DPMNEnë, se nuk shqertësohen për qytetarët, por për manipulime dhe bllokada. Edhe pas seancës së një ditë më parë të Këshillit të Qytetit, ku morë mbështetje shumica e programeve, duket se transporti publik do të mbetet problem aktual edhe në të ardhmen, meqë dritë leshile nuk morën as propozimi për BRT dhe as nevoja për autobusë të rinj ekologjik.
Banorët e Qyteti të Shkupit, për kryetarin e Bashkësisë së Njësive të Vetqeverisjes Lokale, janë peng i një kryetarje që ka problem me veten dhe fajin e kërkon vetëm tek të tjerët. Orce Gjeorgjiveski beson se golgota me problemet e pazgjidhura në Qytetin e Shkupit do të vazhdojë, për sa kohë që Arsovska nuk jep dorëheqje. Ai thotë se kryetarët e komunave të Shkupit nuk do të tërhiqen nga qëndrimi i tyre që të parës së Shkupit t’i merren kompetencat, madje nëse ka nevojë do të bëhen edhe ndryshime ligjore.
“Në rast se do të ketë nevojë të ndërhyhet ligjërisht, ne do të jemi ndërmarrës të iniciativës.14:08 Për Shkupin në këtë moment shpëtim është nëse Arsovska jep dorëheqjë të parevokueshme. Arsovska nuk ka as mbështetjen e bashkëpunëtorëve të saj. Në fund të ditës mendoj se nuk do të rregullohet asgjë periudhën e ardhshme. Edhe ato autobusë që kërkoi që të servisohen, e dimë se nuk do të jenë të mjaftueshëm as per përiudhën e verës, e jo më për fillimin e vitit shkollorë”, deklaroi Gjeorgjievski.
Nga partia e Majta, sot akuzuan VMRO-DPMNE-në se në seancën e djeshme të Këshillit të Qytetit dëshmuan se nuk shqetësohen aspak për qytetarët. Ata fajësojnë partinë maqedonase në pushtet se duke mos mbështetur nevojën për furnizim me autobus të rinj po bllokojnë zgjidhjen e problemit me transportin publik në kryeqytet.
“Me këtë sjellje qytetarët mbeten sërish në baltë, pa shpresë për përmirësimin e cilësisë së jetës në qytet. Është e qartë se DPMNE nuk është e interesuar për përparimin apo mirëqenien e njerëzve, por përkundrazi, duan të shohin autobusët e djegur në rrugët e qytetit dhe njerëzit që përballen me vështirësitë e përditshme… Tani është koha e DPMNE-së – e manipulimeve dhe bllokadave, në vend të punës reale në interes të të gjithë qytetarëve të Shkupit”, thonë nga E Majta.
Këshilltarët e Qytetit të Shkupit në seancën që zgjati deri mbrëmë vonë, u dhanë përkrahje shumicës së programeve të propozuara nga kryetarja e Qytetit. Megjithatë, nuk mund të thuhet e njejta për propozimin për Transport të Shpejtë Publik dhe as për furnizimin me 250 autobus të rinj. Nga foltorja e Këshillit të Qyteti, Danella Arsovska, tha se qëllimi i këshilltarëve nuk është gjejtja e zgjidhjes, por bllokimi i punës.
“Nëse nuk dëshironi të tregoni se farë është ajo që juve u përshtatet që ta votoni, atëherë nuk ka shpjegim tjetër se ju dëshironi që qytetarët të presin në temperatura 40 gradë, për një orë dhe të mos kenë autobus.Unë nuk e kuptoj se për farë arsyeje juve kjo zgjidhje nuk ju përshtatet. Nëse mendoni se me këtë nuk po tregoni atë për të cilën flet i gjithë opinioni në vend, se po bëni bllokadë totale te Qytetit të Shkupit, unë nuk e di në farë mënyrë tjetër mund të shpjegohet kjo”, deklaroi Arsovska.
Në një paraqitje para mediave, ministri për Vetqeverisje Lokale, Zlatko Perinski, tha se do mbështesë të gjitha ndryshimet e nevojshme ligjore, në cilindo ligj nëse kjo do të sillte zgjidhje të problemeve në Qytetin e Shkupit. Për momentin dispozitat në Ligjin për Vetqeverisje Lokale nuk mundësojnë marrjen e kompetencave. /tvklan.mk