JOLEVSKI: RUSKOVSKA DUHET TË MBETET E PEZULLUAR QË TË MOS NDIKOJË NË LËNDËN PËR POLICINË FINANCIARE
Këshilli i Prokurorëve Publik hodhi poshtë ankesën për pezullimin e shefes së Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, Vilma Ruskovska. Vendimi që Ruskovska të mbetet e pezulluar u votua njëzëri, ndërsa anëtarët e vlerësuan si të pabazë ankesën e prokurores, raporton Klan M.
Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publik, Antonio Jolevski tha se, me këtë vërtetohet vendimi i prokurorit publik shtetëror, Lubomir Jovevski dhe tha se, Ruskovska duhet të mbetet e pezulluara përderisa zhvillohet procedura penale për vërtetimin e gjendjes faktike në lidhje me procedurën pas bastisjes në Policinë Financiare.
“Prokurorja publike, Vilma Ruskovska do të duhej të jetë e pezulluar nga puna, që të mos ndikojë me prezencën e saj ndaj rrjedhës së procedurës së asaj lëndë, ndërsa nga ana tjetër të vërtetohet gjendja faktike e lëndës penale të ashtuquajtur. Ato dy lëndë janë të kushtëzuara mes vete dhe të ndërlidhura, sepse nga njëra anë Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit do të duhet ta vazhdojë procedurën për atë është theksuar në paraqitjen anonime dhe vlerësojmë se kjo prokurori duhet të lirohet nga ndikimi i Ruskovskës” – deklaroi Antonia Jolevski, kryetar i këshillit të Prokurorëve Publike
Ai tha se, Prokuroria Themelore Shkup duhet sa më shpejtë të përfundojë procedurën e kallëzimit penal, që të mos zgjasë shumë pezullimi i Ruskovskës.
“Baza është vetëm për procedurën penal, përderisa i sigurojnë dëshmitë në Prokurorinë Themelore Publike Shkup. Një pjesë janë siguruar, një pjesë janë kërkuar, mendojmë se ajo procedurë do të përfundojë dhe ky pezullim nuk do të zgjasë shumë. Procedurat e këtilla zgjasin më së shumë deri në 60 ditë” – deklaroi Joveski.
Kujtjmë se, Lubomir Joveski, në bazë të nenit 81 nga Ligji për prokurori publike, më 16 gusht miratoi vendim për largim nga funksioni i shefes së Prokurorisë Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Vilma Ruskovska përderisa zgjat procedura penale e ngritur pas kallëzimit penal nga Arafat Muaremi për bastisjen më 18 korrik në Drejtorinë për Polici Financiare. Javën e kaluar, Ruskovska dorëzoi ankesë në Këshillin e Prokurorëve në lidhje me këtë vendim. Sipas saj, vendimin nuk është pezullim i Vilma Ruskovskës, por pezullim i ligjit dhe drejtësisë. /KlanMacedonia/