Këshilli i Evropës kritika për minoritetet

Grekët kërkojnë pronat, maqedonasit sherr me bullgarët

Raporti i Këshillit të Evropës vë në dukje faktin se në përgjithësi atmosfera për personat që i përkasin pakicave kombëtare në Shqipëri karakterizohet nga respekti i ndërsjellë, dialogu ndërkulturor, dhe sidomos toleranca ndërfetare.

Megjithatë raporti vë në dukje mungesën e të dhënave të ndara e të besueshme në lidhje me situatën e pakicave kombëtare që nga regjistrimi deri tek gjuha e urrejtjes.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kuadri ligjor shqiptar për pakicat kombëtare konsiderohet solid, por me natyrë të përgjithshme.

Trafikimi i qenieve njerëzore shihet si një shqetësim i cili ka një ndikim të veçantë tek pakicat kombëtare sidomos tek ata që jetojnë në mjedise rurale, ku shkalla e varfërisë është më e lartë.

Aktet nënligjore për mbledhjen e të dhënave që përcaktojnë rregulloret për personat që i përkasin pakicave kombëtare që ata të identifikohen zyrtarisht si të tillë ende nuk është miratuar. Një draft i parë nga Komiteti Këshillimor konsiderohet se nuk është në përputhje me Konventën Kuadër të Këshillit të Evropës.

Minoriteteve duhet t`ju ofrohet një bazë e mjaftueshme ligjore për vetëidentifikimin e lire të tyre me shënuesit e identitetit si gjuhën, fenë, kulturën dhe traditat e tyre.

Përsa i përket pjesëmarrjes politike personat që u përkasin pakicave kombëtare kanë pak mundësi për të marrë pjesë në përfaqësimin në nivel kombëtar dhe në vendimmarrjen e parlamentit. Në nivel lokal, raporti vë në dukje se ka përfaqësues të pakicave në komuna ku grekët dhe maqedonasit përbëjnë shumicën absolute të banorëve.

Personat që i përkasin minoriteteve si romët dhe egjiptianët mungojnë në nivelin kombëtar të vendimmarrjes, ndërsa kanë disa përfaqësues në nivelin lokal të qeverisjes. Ligji për Mbrojtjen e Kombeve. Shqipëria ende as nuk e ka nënshkruar dhe as ratifikuar traktatin mbrojten e gjuhëve të pakicave si pjesë të trashëgimise kulturore të Evropës.

Përfaqësuesit e minoritetit grek kanë theksuar edhe problemet në lidhje me pronat. Ky është po ashtu një problem i përgjithshëm që prek gjithashtu shumicën e shqiptareve, e demonstruar nga fakti se 21% e gjykimeve kundër Shqipërisë ne Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut kanë të bëjnë me të drejtën e pasurisë. Një ligj për legalizimin e pronave është miratuar në vitin 2020, por aktet nënligjore ende nuk janë miratuar që do të thotë se ligji për pronat është ende i pazbatueshëm plotësisht.

Përfaqësuesit e pakicës greke kanë paraqitur akuza për korrupsion veçanërisht me pronat në zonat bregdetare ku kërkesa për objekte turistike është e lartë. Sipas tyre në zona si Gjirokastra dhe Saranda ka individë që po përdorin dokumente gjoja të lëshuara gjatë sundimit osman të Shqipërisë për të pretenduar prona të banuara dhe e mirëmbajtura aktualisht nga individë të tjerë veçanërisht nga personat që i përkasin minoritetit grek. Ata argumentojnë se këto dokumente janë të falsifikuara, por megjithatë pranohen nga gjykatat shqiptare.

Një tjetër shqetësim tjeter janë tensionet mes personave që i përkasin pakicës maqedonase dhe dhe pakicës bullgare.

Ata kanë shprehur frikën e tyre se personat që i përkasin pakicës maqedonase mund të vetë-identifikohet si bullgare, sepse kjo e bën më të lehtë marrjen e nënshtetësisë bullgare, dhe jep mundësi për të pretenduar një pasaporte te BE-së.

Përfaqësuesit  e pakicës maqedonase pretendojnë se kjo prirje rrezikon të ardhmen e pakicës së tyre duke ulur numrin e personave që vetëidentifikohen si maqedonas. Përfaqësuesit e bullgarëve deklarojnë se minoriteti bullgar ka një histori të gjatë  në Shqipëri. Ata e vlerësojnë edhe mbështetjen e marrë nga Sofja veçanërisht për arsimin universitar. Është raportuar se kjo situatë po krijon një nivel tensioni ndërmjet dy pakicave kombëtare si dhe kërcënon marrëdhëniet ndërshtetërore në rajon.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share