Këshilli Gjyqësor ka pranuar vendimin e Gjykatës Administrative për shkarkimin e Damevës

VENDIMI DO TË SHQYRTOHET NESËR NË MBLEDHJEN E KËSHILLIT

Këshilli Gjyqësor ka pranuar vendimin e Gjykatës Administrative me të cilin anulohet vendimi për shkarkimin e ish kryetarët së këshillit, Vesna Dameva.

Nga Këshilli Gjyqësor informuan se vendimi i administratives do të shqyrtohet të mërkurën në mbledhjen e punës, ndërsa pas saj duhet të veprohet në afat prej 30 ditëve.

Por, nga këshilli nuk saktësua nëse në afat prej 30 ditësh duhet të shpallet i pavlefshëm vendimi për zgjedhjen e Sashko Gerogievit për kryetar të Këshillit Gjyqësor dhe në vendin e tij të kthehet përsëri Dameva.

Me vendimin e administratives, për të cilin askush nuk ka të drejtë ankimimi, Dameva kthehet në pozitën e kryetares së Këshillit Gjyqësor, që të përfundojë mandatin, deri në vitin 2025.

Kujtojmë se, Dameva u shkarkua nga pozita, në mënyrë kontraverse, nën një atmosferë të tensionuar në seancën e 26 prillit të Këshillit Gjyqësor, pas akuzave se kishte fshehur letrën e ambasadores amerikane.

Procedurën për shkarkimin e saj e inicioi zëvendësi i saj, Selim Ademi. Pas shkarkimit, Dameva ao paraqiti padi në Gjykatën Administrative.

Zhvillimet e këtilla dëmtuan kredibilitetin e Këshillit Gjyqësor dhe shkaktuan reagime të shumta edhe nga faktori ndërkombëtar, ndërsa u dërgua edhe një mision vlerësues nga Bashkimi Evropian, i cili përgatit 40 rekomandime për përmirësimin e funksionimit të gjykatës. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share