Kërkohet informacion shtesë për softuerët ”Pegasus” dhe ”Predator”

KOMISIONI PËR MBIKËQYRJEN E PUNËS SË ASK-së: “PEGASUS” DHE “PREDATOR” KOSNIDEROHEN RREZIK PËR SIGURINË KOMBËTARE

Komisioni për mbikëqyrjen e punës së Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe Agjencisë për Inteligjencë ka diskutuar sot rreth propozimit të deputetit Pavle Trajanov, me të cilin kërkohej nga institucionet që të sigurojnë më shumë informacione për sistemet e sofistikuara për përgjim Pegasus dhe Predator.

“Përveç të tjerash, informacioni duhet të përfshijë elementët e mëposhtëm – cilat kompani janë të përfshira në prodhimin dhe shitjen e sistemeve, nëse shërbimet tona i përdorin dhe i zotërojnë ato, nëse sisteme të tilla janë në pronësi të individëve, kompanive, partive politike dhe subjekteve të tjera. Pastaj nëse dhe cili institucion i mbron qytetarët nga keqpërdorimi i këtyre sistemeve” – tha Pavle Trajanov, PLD.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Edhe Dragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE tha se përdorimi i softuerit nga disa shtet është kosnideruar si kërcënim për sigurinë kombëtare.

“Praktikisht, për disa vende të huaja, prodhimi i këtij softueri në vendin tonë është një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe për ne është e qartë se institucionet tona mendojnë se nuk është kështu. Kjo tregon faktin se ky softuer po përdoret me vetëdije dhe po shmanget e vërteta, ose po përdoret në mënyrë të pavetëdijshme dhe institucionet nuk janë të vetëdijshme se ne kemi softuer të tillë dhe se nuk ka kapacitet për të përcjellë kërcënime të tilla” – tha Dragan Kovaçki, VMRO-DPMNE.

Agjencia e Sigurisë Kombëtare, Agjencia e Inteligjencës dhe Ministria e Punëve të Brendshme më së voni deri më 18 gusht të këtij viti, duhet t’ia paraqesin këtë informacion Komisionit për Mbikëqyrjen e punës së ASK-së. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share