MSH: 792 raste të reja, dy viktima, 317 të shëruar

NUMRI I RASTEVE AKTIVE NË NIVEL VENDI – 3.595

Konform të dhënave nga ISHP-ja, MSH-ja njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga 1.774 testet e kryera, janë shënuar 792 raste të reja me COVID-19, prej të cilëve 203 janë riinfektime.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk janë shënuar raste të vdekjeve si pasojë e koronavirusit, por konform regjistrit për persona të vdekur me diagnozë të COVID-19, nga sistemi “Termini Im”, në kushte shtëpiake nga 14 deri më 18 Korrik, kanë ndërruar jetë dy persona

Ndryshe, nga filli I kësaj jave, vijon rritja e numrit të rasteve të reja me COVID-19. Të hënën u raportua për 899 raste, që kishin të bënin edhe për ditët e fundjavës kurse të Martën u regjistruan 770 infektime të reja, duke e cuar në 3.595 numrin e rasteve aktive në nivel vendi.

Autoritetet e shëndetësisë në vend nuk rekomanduan masa të reja anti-covid me arsyetimin se situata epidemiologjike është në kontroll dhe se nuk ka presion mbi spitalet. Por, maskat mbrojtëse janë të detyrueshme në institucionet shëndetësore, azilet e pleqve, barnatoret dhe transportin publik.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share