Në garat kërcim në ujë, që u mbajtën te ura e vjetër mbi lumin Drava në Maribor të Sllovenisë, sportisti nga Kosova, Vedat Krasniqi doli në vendin.
Një sukses i madh për djaloshin nga Kosova. Federata e Notit e Kosovës mburret me suksesin e Krasniqit, që befasoi sllovenët, serbët, malazezët, gjermanët etj.
“Sportisti ynë Vedat Krasniqi ka marr pjesë në kërcimet në ujë nga ura e vjetër mbi lumin Drava në Maribor të Sllovenisë nga lartësia 17 metra dhe u stolis me medalje të argjendtë”.
Në këtë aktivitet pjesëmarrës ishin sportist nga shtetet si: Sllovenia, Gjermania, Danimarka, Serbia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Austria. /KlanMacedonia/