“Ariu shqiptar” fiton tjetër ndeshje me nokaut (VIDEO)

Boksieri shqiptar, Reshat Mati, i njohur me nokfkën “Ariu shqiptar”, e ka marr edhe një fitore tjetër me nokaut.

Ai e mposhti Dakota Lingerin e Virgjinias në mbrëmjes e së shtunës, me nokaut teknik në raundin e nëntë në qytetin e Nju Jorkut.

Meçi ishte i vlefshëm në kuadër të kategorisë së peshave të lehta.

Mati gjatë gjithë ndeshjes ishte më i mirë se Linger, por në raundin e nëntë pas disa grushteve rresht, detyron gjyqtarin Arthur Mercante Jr, që të ndalonte garën.

“Ariu shqiptar” tani ka 14 fitore dhe asnjë humbje, teksa tetë prej tyre i ka me nokaut. /Klankosova.tv.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share