Gazetari i sportit Shaban Sinani, fiton çmimin Oscar-i i Artë Olimpik

Në manifestimin Oscar-i Artë Olimpik i organizuar nga kampioni olimpik Shaban Tërstena, ndër pesë të nderuarit me çmime ishte edhe gazetari ynë i sportit Shaban Sinani.

“Shaban Tërstena si kampion olimpik duhet të nderohet shumë më shumë nga të gjithë, edhe nga shteti. I ndjeri Arben Xhaferi ka thënë, në një vend ku nuk spikasin sportistët, dalin në pah politikanët”, deklaroi Sinani.

Kampioni olimpik në vitin 1984 dhe nënkampioni olimpik në vitin 1988, Shaban Tërstena, po ashtu fitues i shumë titujve tjerë, kampion i botës, Evropës, Lojërave Mesdhetare, ka organizuar ceremoni për herë të gjashtë, duke ndarë pesë çmime “Oskar i Artë Olimpik”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share