“Kërcëllon” muzika – ”aheng” në Poliklinikën e Draçevës në Shkup

REAGON DREJTORI, DO TË NDËRMERREN MASA DISIPLINORE

“Në Klinikën e Draçevës muzika kërcëllon si me qenë në dasëm. Këtu ka njerëz të sëmurë”. 

Kështu e gjeti poliklinikën një qytetar i cili kishte ardhur të kontrollohet në Klinikën e Draçevës në Shkup.

Qytetari ka dërguar video deri te redaksia e Klan M ku ankohet se në orar të punës mjekët e Poliklinikës kanë lëshuar muzikë e kjo nuk i ngjason një objekti shëndetësor ku trajtohen qytetarë të sëmurë.

Për këtë ka reaguar edhe Drejtori i Shtëpisë për Shëndet Publik në Shkup, Vullnet Selimi, i cili, sic njofton KlanM, kishte shkuar për të marrë vesh se çfarë ka ndodhur. Përmes një postimi në Facebook, Drejtori Selimi thotë se është njoftuar nga mjeku kujdestar se ngjarja që ka tejkaluar normalen, ka ndodhur të enjten e kaluar me rastin e pensionimit të një të puënsuari në Klinikë.

“Për këtë lëshim, do të ndërmeren masa disiplinore si ndaj udhëheqësit të poliklinikës por edhe ndaj mjekut kujdestar të asaj dite kur ka ndodhur kjo skenë. Skena si këto nuk mund të tolerohen në ambiente ku njerëzit marrin ndihmën e nevojshme mjekësore” – ka shkruar në Facebook, Drejtori I Shtëpisë për Shëndet Publik, Vullnet Selimi.

Përgatiti: Arbana Qerimi

Lexo gjithashtu
Total
0
Share