Keqpërdorën qëndrimin turistik në Maqedoni, kapen 16 shtetase të huaja në lokale të Gostivarit

16 shtetase të huaja janë gjetur në objektet personave D.B. dhe S.T. në Vrapçishtë dhe Negotinë të Gostivarit.

Nga MPB thonë se gratë kanë keqpërdorur qëndrimin turistik.

“Në objekte janë gjetur 16 shtetase të huaja (Shqipëri – 7, Kosovë – 3, Serbi – 1 dhe Ukrainë -5) të cilët kanë qëndruar në kundërshtim me qëllimin, pra kanë abuzuar me qëndrimin turistik. Ata janë mbajtur DPB-Gostivar dhe kundër tyre janë parashtruar kërkesa për inicimin e procedurës për kundërvajtje sipas Ligji të huajt, ndërsa gjykata ka shqiptuar gjobë dhe sanksione kundërvajtëse”, thonë nga MPB.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share