Kepa prezantohet te Real Madridi

Fjalët e para të portierit spanjoll: Do të punoj për ta bërë këtë klub edhe më të madh

Portierit Kepa Arrizaba-laga u prezantua te Real Madridi!

Presidenti i “Los Blankos” Florentino Perez i uroi mirëseardhjen 28-vjeçarit, e shtoi se pak lojtarë do të përjetojnë emocionet si ai.

Gardiani shprehu kënaqësinë që u bë pjesë e galaktikëve dhe u zotua se do të bëjë gjithçka për t’i sjellë Realit suksese.

“Sot është një nga ditët më të rëndësishme të jetës sime! Jam shumë krenar që jam portier i Real Madridit. Këtë sfidë do ta përballoj me shumë entuziazëm dhe punë, mundi dhe përkushtimi nuk do të mungojnë nga ana ime! Shpresoj se do të jetë një etapë e suksesshme, që të fitojmë shumë tituj dhe ta bëjmë legjendën e Real Madridit edhe më të madhe. Faleminderit shumë të gjithëve dhe forca Madrid!”

Reali dhe Chelsea arritën një marrëveshje për huazimin e portierit për sezonin 2023-2024.

28-vjeçari do të zëvendësojë përkohësisht Tibo Kurtua, i cili do të mungojë për disa muaj pasi këputi ligamentin e kryqëzuar në gjurin e majtë gjatë një seance stërvitore të enjten e kaluar.

“Blutë” e Londrës blenë Kepan nga Atletik Bilbao në vitin 2018 për shumën rekord të 80 milionë eurove për një portier, por lojtari nuk është më në planet e klubit londinez që këtë verë nënshkroi me Robert Sançez që luante me Braiton.

Në total, ai ka luajtur në 163 ndeshje për Çelsin, që nga transferimi i tij.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share