Përfaqësuesja e RMV-së në futboll me këmbë të mbarë nisi kualifikimet për Kampionatin Botëror të Futbollit që në vitin 2026 do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Në Vaduz u mposht Lihtenshtajni me rezultat 3:0. Golashënues ishin Trajkovski, Musliu dhe Miovski.
Ishte kjo ndeshja më e pikëlluar futbollistike e përfaqësueses së RMV-së për shkak të tragjedisë në Koçanë.
Para nisjes së ndeshjes resprezentuesit e RMV-së dolën në terren me fanella të zeza me mbishkrimin “Koçani” në shenjë nderimi dhe respekti për 59 viktimat, ndeshja filloi me një minutë heshtje, kurse gjatë ndeshjes përfaqësuesja e RMV-së luajti me fanella të errëta sportive.
Moment emocional ndodhi në minutën e 59-të të ndeshjes kur u ndal tifozeria dhe për një minutë u dëgjuan brohoritje “Koçana”.
Futbollistët e përfaqësueses së RMV-së sonte kthehen në Shkup, kurse të martën presin Uelsin në ndeshjen e dytë të grupit kualifikues.
Sipas njoftimeve, të gjitha të ardhurat e ndeshjes RMV – Uels, do të shkojnë për familjet e viktimave dhe të lënduarve gjatë tragjedisë në Koçanë.