Katy Perry sqaron fansat për lëvizjen e pavullnetshme të syve

Këngëtarja shpjegon se ishte e gjitha në funksion të shfaqjes

Katy Perry ka  qetësuar fansat e saj në rrjetet sociale, pas një videoje në të cilën këngëtarja mbyllte në mënyrë të pavullnetshme qepallën e djathtë.

Që në momentin e parë të publikimit të videos, ku shfaqet këngëtarja në skenë duke tentuar të ngrejë qepallën e syrit, fansat e saj janë shqetësuar, ndërsa janë dëgjuar skenarë të ndryshëm se çfarë mund të ketë ndodhur.

Siç ka treguar përmes llogarisë personale në Instagram, ka qenë thjesht pjesë e shfaqjes së saj.

Jeni të mirëpritur të shihni trukun tim të syve në Las Vegas” , shkroi ajo në rrjetet sociale ndërsa ka paralajmëruar koncerte të tjera që janë planifikuar për publikun.

Komentet në Tëitter që nga publikimi i videos kanë qenë të shumta dhe të ndryshme. Disa kanë komentuar se kjo mund të jetë tregues i paralizës së fytyrës diçka  e ngjashme si ajo që pësoi Justin Bieber.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share