Katër makina përfshihen nga zjarri në Krushopek të Komunës së Sarajit, shkaktohet vetëm dëm material

MInistria për Punë t ëBrendshme njoftonë se “Me datë 14.09.2022 në ora 03.07 në SPB-Shkup është raportuar se në fshatin Krushopek, komuna Sarajit, ka rënë zjarr në automjetin e pasagjerëve “Opel” me targa të Shkupit në pronësi të personit me iniciale O.S.(25) nga f. Krushopek, automjeti i pasagjerëve “Daevu Tiko”, me targa të Shkupit, në pronësi të personit me iniciale  R.S.(54) po ashtu nga fshati Krushopek, automjeti “Mercedes” me targa të Shkupit në pronësi të M.S.(35) nga fshati Krushopek dhe një motoçikletë pa targa të regjistrimit. Nga zjarri është përfshirë edhe muri dhe dera hyrëse e shtëpisë së B.S.(37), para së cilës ishin parkuar veturat. Zjarri është shuar nga  ekipi i Brigadës së Mbrojtjes nga Zjarri dhe nuk ka persona të lënduar”, thonë nga MPB./Klanmacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share