Bad Bunny dhe Kendall Jenner, në një lidhje?

Mediat: Mes reperit dhe modeles po lind një romancë

Kendall Jenner dhe Bad Bunny mund të jenë çifti më i ri i Hollivudit. Mes romancës së tyre të përfolur dhe përpjekjes së dështuar për të mbajtur takimin e tyre të fundit larg syrit të publikut gazeta britanike Daily Mail shkruan se modelja 27-vjeçare dhe muzikanti 28-vjeçar po argëtohen nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

“Ata u prezantuan nga miqtë. Ai u transferua në LA disa javë më parë dhe bleu një shtëpi.Bad Bunny është i ndryshëm nga djemtë me të cilët ajo është takuar në të kaluarën dhe ndër të tjera është shumë simpatik”, -thonë burime pranë dyshes.

Kendall dhe fituesi i çmimeve “Grammy” fillimisht u përfolën për një lidhje të mundshme në fillim të këtij muaji, kur mediat rozë pretenduan se dyshja shkëmbyen një puthje në një klub në Los Anxhelos.

Si Bad Bunny, por edhe Kendall i kanë dhënë së fundmi fund marrëdhënieve të tyre. Reperi ishte në një lidhje me Gabriela Berlingerin ndërsa modelja me yllin e NBA, Devon Booker, nga viti 2020 deri në vitin 2022.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share