Milevski: Do të isha frikacaku më i madh nëse tërhiqem
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në ndeshjen kualifikuese për kampionatin europian 2024, kundër Anglisë përjetoi humbjen më të lartë në historinë e futbollit. Anglia shënoi fitore të lartë 7-0, njofton KlanM.
Seleksionuesi Bllagoja Milevski, për diçka kishte arritur ta surprizojë kolegun e tij anglez Garet Sautgejt. Strategu anglez, sic percjell KlanM, u shpreh I prerë se nuk kishte pritur që përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut do të luajë në këtë nivel.
Seleksionuesi Milevski mori përgjegjësinë mbi vete dhe i kërkoi falje kombit pas humbjes së turpshme 7:0 kundër Anglisë.
BLAGOJA MILEVSKI – SELEKSIONUES I REPREZENTACIONIT ( nga 0.41
“Do të shfrytëzojë rastin që të kërkojë falje në emrin tim dhe futbollistët deri te gjithë populli në Maqedoni dhe opinionit sportiv, posaçërisht ata që ishin në stadium. Lojtarët janë të njëjtë. Ndodhin këto momente të këqija në sport. Mirëpo nuk dorëzohemi ashtu jam edhe unë në karakter. Jam i kënaqur nga të gjithë dhe të qetë të gjejmë një zgjithje deri te sfida e radhës në eliminatoret”.
Humbja turpëruese kundër Anglisë, sic percjell KlanM, ka shkaktuar reagime të shumta në opinion, sidomos nëpër rrjetet sociale. Kërkohet përgjegjësi dhe dorëheqje nga seleksionuesi.
Ka reaguar edhe ish-futbollisti Goran Pandev. Në Instagram, në një fotografi ku duken katër persona, mes tyre, Kreu I FFM-së, Muamet Sejdini dhe seleksionuesi Bllagoja Milevski, Pandevi ka shkruar se “ këto janë e keqja më e madhe që I ka ndodhur futbollit në vend”.
Interesante është edhe një reagim në Facebook I ish-reprezentueses së Maqedonisë së Veriut në futboll, Afrodita Salihi.
“Le ta shohin se si e kishim ne gratë në Angli. “Vendin e kemi në kuzhinë”. Hajdeni ju në zgarrë dhe birrë -NIKOQIRË” – u shkroi futbollistëve, Afrodita Salihi.
Humbja 7:0 kundër Angliesë paraqet një rekord negative edhe është humbja më e lartë në historinë e seleksionit të Maqedonisë./KlanMacedonia