Kasami: U largua edhe pengesa e fundit për vazhdimin e punimeve të Bulevardit ”Bllagoja Toska”

Kryetari i Komunës së Tetovë, Bilall Kasami nëpërmjet një publikimi ka bërë të ditur se sot është prishur shtëpia që ishte pengesa e fundit për vazhdimin e punimeve të Bulevardit “Bllagoja Toska”.

“Pas marrëveshjes së arritur u largua edhe pengesa e fundit për vazhdimin e punimeve të Bulevardit “Bllagoja Toska”.

Falënderoj të gjithë banorët për mirëkuptimin e treguar. Qytetin do e ndërtojmë dhe zhvillojmë bashkërisht!”, ka shkruar Kasami.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share