Xhaferi: Të hënën do të dihet kur nis debati për propozimin francez

VMRO-DPMNE: TEKST VETËM NË NJË FAQE, TURP PËR QEVERINË

Mbrëmë Qeveria e RMV dërgoi në Kuvend Informacionin për përmbajtjen e propozim – kornizës negociuese për negociatat aderuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në një deklaratë për MIA-n njoftoi se gjatë ditës së hënë do të dihet se kur do të diskutohet për propozimin francez

“Të hënën kemi një koordinim, ku do të marrë pjesë edhe përfaqësuesi i Qeverisë dhe do të diskutojmë. Do të bëhet një vlerësim. Materiali ka ardhur në Kuvend, por seanca për ribalancin e buxhetit duhet të fillojë të hënën” – tha Xhaferi.

VMRO-DPMNE kërkon që propozimi të kthehet në Qeveri pasi sipas tyre nuk përmban asgjë. Bëjnë thirrje që të bëhen presione që menjëherë të publikohet protokolli RMV-Bullgari.

“Si grup parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionin “Ripërtëritja për Maqedoninë”, sot i dërguam një letër Kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi me të cilin po kërkojmë Informacione për përmbajtjen e Propozimit për kornizën negociuese për negociatat e anëtarësimit të Republikës Maqedonia me Bashkimin Evropian, e cila dje ka ardhur në kuvend, kërkojmë që të kthehet në Qeveri, sepse nuk përmban asnjë dokument. Ky është një shkatërrim klasik dhe zhvlerësim i Parlamentit” – tha Nikolla Miceski nga VMRO-DPMNE.

Nga ana tjetër, socialdemokratët kërkojnë që Parlamenti të tregojë përgjegjësi lidhur me konkluzionet rreth informacioneve për propozimin evropian.

“Të gjitha partitë politike, të gjithë deputetët në Kuvend duhet të tregojnë përgjegjësi për të kontribuar për dialog konstruktiv që të vijmë në një vendim përfundimtar. Deputetë nga të gjitha partitë politike kanë përgjegjësi për të punuar për qytetarët, jo për interesat e dikujt tjetër, Deputetët kanë detyrim që të japin maksimumin që e ardhmja e vendit të jetë në BE” – tha Nenad Kociq, deputet i LSDM-së.

Në informacionin për propozim kornizën negociuese që është dorëzuar në Kuvend, Qeveria thotë se korniza ka të bëjë me nevojat e realizimit të Kritereve të Kopenhagës dhe procein për stabilizim dhe asociim, plotësimi I të cilëve con drejt institucioneve stabile që garantojnë demokraci, sundimin e së drejtës, respektimin dhe mbrojtjen e pakicave, ekonomi funksionale të tregut, bashkëpunim rajonal dhe marrëdhënie të mira ndërfqinjësore.  /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share