Kasami: Kërkojmë hetim ndërkombëtar për sulmin në Gaza ku humbën jetën mbi 500 persona

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, ka deklaruar se sulmi izraelit në spitalin e Gazës është krim dhe gjenocid i pastër.

“Krim, sulmi mbi një spital në Gaza nga shteti Izraelit ku la të vdekur mbi 500 persona, përfshirë fëmijë, gra dhe të moshuar.

Dënojmë dhe kërkojmë hetim ndërkombëtar me urgjencë, sepse ky është një gjenocid i pastër” , shkruan Kasami.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share