Houth: Avionë amerikanë janë parë duke fluturuar afër hapësirës ajrore të Jemenit

Avionë amerikanë janë parë duke fluturuar afër hapësirës ajrore të Jemenit, ka pohuar grupi Houth.

Zëdhënësi i grupit, Mohammed Abdulsalam e përshkroi aktivitetin si një shkelje të hapur të sovranitetit kombëtar, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Kjo vjen pasi ShBA-ja nisi një sulm të dytë ndaj objektivave Houthi dje, pas sulmeve të përbashkëta me Mbretërinë e Bashkuar të premten në mëngjes.

Amerika dhe Britania nisën valën e sulmeve në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmeve të Houth ndaj anijeve detare në Detin e Kuq.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share