Karate: U mbajtë turneu “Kupa e Artë Tetova 2023”

MORRËN PJESË 588 GARUES NGA SHQIPËRIA,KOSOVA E RMV-ja

588 garues nga  54 klube nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut në kategorinë e djemve dhe vajzave morën pjesë në edicionin e tetë Turneu Ndërkombëtarë i karatesë “Kupa e Artë Tetova 20223” e organizuar nga Klubi i karatesë Shkëndija që udhëhiqet nga mjeshtri i këtij sport Besnik Murati.

Salla sportive te shkolla e mesme e mjekësisë në Tetovë ishte vendi ku 588 karateistë nga klube të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë e Kosovës patën një  mundësi  të shkëlqyeshme të përballen me sportist të shkëlqyer nga rajoni tha  Besnik Murati në shenjë falënderimi para të pranishmëve

 “Jemi të gëzuar të gjithë nga ky masivitet i sportistëve pasise do të ketë një mundësi  krahas garimit të shoqërohemi dhe të mësojmë nga njëri tjetri gjatë këtij Turneu. Karateja është një sport i rëndësishëm  në nivel Botërorë dhe me sfida të mëdha, kjo është një mundësi e shkëlqyer për të ndërtuar lidhje të reja me sportistë dhe organizata tjera në nivel rajonal e ndërkombëtarë”, deklaroi Besnik Murati, organizator.

Edicionin e tetë me radhë “Kupa e Artë Tetova 2023” të hapur e shpalli sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim,  i cili pos tjerash para të pranishmëve tha:

 “Karateja është art marria që nuk mund të përshkruhet vetëm me fjalën sport, pasi karateja  është stil ose mënyrë e të jetuarit, prejardhja e së cilës vjen nga Japonia, nga ishulli Okinava. Të gjithë pjesëmarrësve –sportistëve ju dëshiroj suksese dhe uroj  që turnet e tilla  të shtohen dhe intensifikohen edhe më tej”. Tha  Faton Ameti sekretar i përgjithshëm i BDI-së.

Organizatori me këtë rast ndau pllaketa për të ftuarit e veçantë si zëvendës Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Agim Nuhiu, kryetarët e komunave,të Bogovinës, Tearcës dhe Vrapçishtit, institucioneve që e kanë përkrahur zyrtar të Federatave  të karatesë nga Shqipëria dhe Kosova si dhe atyre që kanë kontribuar ngritjen e  karatesë ndër vite. Të gjithë fituesit ne kategoritë e tyre u  shpërblyen me kupa, medalje dhe diploma./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share