Në organizim të klubit të Karatesë “Fati” që drejtohet nga mjeshtri i këtij sporti Arlind Huseini të dielën mbahet edicioni i 20-të, jubilar Turneu ndërkombëtar i karatesë “Tetova Open 2023” , ku pritet të grumbullohen mbi 500 garues nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Presheva, Bullgaria dhe klube nga gjitha klubet e Maqedonisë së Veriut . Organizatori ka planifikuar për të gjithë fituesit e e vendeve të para në të gjitha kategoritë të ju ndaj Pllaketa , diploma dhe medalje.
Gjithashtu meqë bëhet fjalë pë edicionin jubilar i 20-ti me radhë me mirënjohje do të nderohen edhe trajnerët ekipeve pjesëmarrëse si dhe të gjithë referve në shenjë të respektit për 20 vjetorin e turneut “Tetova Open”
Turneu “Tetova Open 2023” do të mbahet në hapësirat e sallës sportive te Shkolla e mesme e mjekësisë, ku do të ketë edhe një program të shkurt kulturorë me disa pika të SHKA “Xheladin Zeqiri”. Këtë vit turneu përkrahet nga Ministria për Sistem Politik, Komuna e Tetovës, “Luma Grafik”, Tepelene dhe NB. Në këtë edicion jubilar turneu ndërkombëtar “Tetova Open 2023” janë të ftuar edhe të gjitha mediumet të cilat në mënyrë permanente e kanë përkrahur këtë aktivitet sportiv që grumbullon karateistët më të mirë nga rajoni./KlanMacedonia