Karate: Tbilisi grumbullon karateistët më të mirë Europian

HUSEINI- NGA KAMPIONATI EVROPIAN TË KTHEHEMI ME MEDALJE

Kryeqyteti i Gjergjisë, Tbilisi do të jetë nikoqire e edicionit të 51-të me radhë e Kampionatit Europian të karatesë i cili do të mbahet nga data 7 deri më 12 shkurt. Në këtë kampsionat do të marrin pjesë mbi 1500 karateistë kadet, junior dhe U-21 nga të gjitha vendet e Botës. Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut do të pmarrë pjesë me gjithsej 29 garues në të gjitha kategoritë për djem dhe vajza, aktualisht më të mirët në vend. Për Klan Maqedoni e deklaroi drejtori i reprezentacionit Arlind Huseini tha se numri i madh i garuesve janë shqiptarë.

“Mund të potencoj lirisht që kemi 35 anëtar të delegacionit, respektivisht 29 garues , kemi 15 garues shqiptar “  – tha Arlind Huseini.

Huseini thotë se beson që si nga kampionatet e tjera edhe këtë radhë të Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut të kthehet me medalje.

E di një gjë që të gjithë janë të suksesshëm, të gjithë janë më të mirët në kategoritë e tyre dhe unë si drejtor pres që pas kësaj periudhe kohore ku me të vërtet patëm stërvitje intensive edhe me klubet e tyre garuesit edhe me reprezentacionin. Një gjë shumë e mire është që nuk kemi lëndime. Pres që nga kampionati evropian të kthehemi me medalje” – tha Huseini.

Seanca e fundit  stërvitore do të zhvillohet më 4 shkurt në një nga sallat sportive të Shkupit, ndërsa ekspedita 35 anëtarëshe e reprezentacionit do të udhëton në Tbilis më datë 6 shkurt. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share