Kapet shoferi me 3.7 promila alkool në gjak

Njësia mobile për siguri në komunikacionin rrugor gjatë mbrëmjes së kaluar ka zbatuar aksion-kontroll për sanksionimin e drejtuesve që drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit në rrethinën e Shkupit, përcjell KlanM.  Janë sanksionuar gjithsej 19 drejtues mjetesh, ndërsa një shofer i ndaluar në komunën e Petrovecit kishte në trup 3.7 promila alkool.

Ai është përjashtuar nga trafiku dhe ndaj tij janë bërë parashtresat përkatëse.

Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me kontrollet aksionare për sanksionimin e kundërvajtjeve në komunikacion me qëllim të përmirësimit të sigurisë në komunikacion./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share