Policia spanjolle sekuestron 50 tonë marijuanë
Policia spanjolle sekuestroi sasinë më të madhe të drogës që kapur ndonjëherë në këtë vend, 50 tonë marjuanë.
Sasia që përbën rekord historik u zbulua në 8 ferma të ndryshme në rajonin e Katalonjës, të cilat po ashtu u vunë nën sekuestro.
Në pranga u vunë 20 persona, për të cilët në deklaratën e policisë vendase thuhet se akuzohen për mashtrim me faturat e energjisë shkelje të ndryshme në dëm të shëndetit publik.
Pavarësisht sasisë rekord, kultivimi i kanabisit në rajonin spanjoll të Katalonjës nuk është i jashtëligjshëm, por kultivuesit duhet të argumentojë qëllimin e prodhimit dhe vendin e shitjes.
Mbi këto baza do të hetohen edhe të arrestuarit. Prej 2017-ës, ligji i rajonit autonom të Katalonjës lejon kultivimin e kanabisit për qëllime industriale mjekësore, ndërsa në të gjithë Spanjën lejohet për konsum personal në sasi të arsyeshme, por në asnjë rast më shumë se 100 gr.
Tv Klan