Kapen dy hajna, vodhën valixhe me stoli në vlerë prej 9 milionë dollarësh

Policia spanjolle ka njoftuar të premten se ka arrestuar dy burra që dyshohen të kenë vjedhur një valixhe, brenda së cilës kishte stoli dhe para në vlerë prej rreth 9 milionë dollarësh.

Autoritetet thanë se besohet se çanta i takonte dikujt prej pasagjerëve që po fluturonte nga aeroporti i Barcelonës, ndërsa mediet raportuan se ajo ishte pronë e një udhëtari rus, shkruan AP, transmeton Klan Kosova.

Policia konfirmoi se në valixhe kishte stoli dhe orë, përfshirë një unazë 47 karatësh në vlerë prej 5 milionë dollarësh.

Po ashtu, në çantë u gjetën edhe 20 mijë euro, në kartëmonedha të ndryshme.

Të dyshuarit u kapën në një makinë, teksa po dilnin nga Barcelona.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share