Në Kahramanmarash, shpëtohet një grua 42-vjeçare 222 orë pas tërmetit

Nga rrënojat e një ndërtese në qytetin jugor turk Kahramanmarash, u shpëtua një grua 42 vjeçare Melike Imamoglu madje 222 orë pas tërmetit të parë shkatërues që e goditi jugun e Turqisë, lajmëroi agjencia Anadolia.

Imamoglu pas 222 orësh u nxor nga rrënojat në qarkun Onikishubat, Kahramanmarash nga ekipet e kërkim-shpëtimit nga Bursa.

Pasi u nxor nga nën rrënoja, Imamoglu iu dorëzua ekipeve mjekësore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në Kahramanmarash, e cila ishte epiqendra e tërmeteve shkatërruese me magnitudë prej 7.6 dhe 7.7 ballë dhe zona të tjera të goditura nga tërmeti, vazhdojnë përpjekjet për kërkim-shpëtim për të mbijetuarit e katastrofës së paparë në Turqi që vrau të paktën 35,418 njerëz. /MIA

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share