Kandidati për Tiranën: “Rockstari” i vërtetë sot ishte Sali Berisha, në 2022 është burim frymëzimi për të rinjtë

Kuvendi i FRPD është mbledhur ditën e sotme në përkujtim të gjithë studentëve të cilët në Dhjetor të vitit 1990 rrëzuar diktaturën komuniste.

I pranishëm në këtë Kuvend ka qenë edhe ish-Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi, tanimë kandidat i PD-së për Bashkinë Tiranë.

Gjatë fjalës së tij në këtë Kuvend, Këlliçi ka folur për sulmin ndaj Berishës gjatë protestës së opozitës. Këlliçi ka thënë se incidenti ndaj kryedemokratit është një sulmi ndaj PD-së. Teksa ka sjellë në vëmendje titullin e aktivitetit që u mbajt sot, tha se “Rockstari” i vërtetë në Kuvend ishte Sali Berisha.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Belind Këlliçi: Vetëm para 2 ditësh ngritën dorë edhe mbi Partinë Demokratike. Nuk ngritën dorë mbi Berishën, por mbi çdo anëtar të PD-së, mbi çdo opozitar, por ja ku ishim sot. Titulli i këtij aktiviteti është “Rock The Dictator”. Këtu këndoi një artist shumë i mirë Renos Gjoka, por ka përshtypjen se “Rockstari” i vërtetë sot ishte Berisha, i cili sërish në 2022 është burim frymëzimi për të rinjtë e vendit./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share