Kanada/ Kamioni përplas këmbësorët, 2 viktima dhe 9 të plagosur

Autoritetet kanadeze po punojnë për të zbardhur shkakun e aksidentit

2 persona kanë humbur jetën, ndërsa 9 të tjerë janë plagosur pasi një kamion ka përplasur këmbësorët në qytetin Quebec në Kanada. Viktimat janë burra të moshës rreth 70 dhe 60 vjeç, ndërsa në mesin e të plagosurve ka edhe 3 fëmijë.

Nga ajo që shkruajnë mediat e huaja, mësohet se drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja, por më vonë është dorëzuar në polici.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Dëshmitarët okularë thonë se kamioni goditi disa këmbësorë në një trotuar dhe më pas vazhdoi për 400 deri në 500 metra të tjera përgjatë rrugës, duke përplasur më shumë të tjerë. Ende nuk dihet nëse shoferi i ka goditur qëllimisht këmbësorët, ndërsa autoritet kanadeze po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Aksidenti fatal vjen një muaj pasi një shofer autobusi u akuzua për vrasje pasi ai përplasi automjetin e tij në një kopsht në periferi të Montrealit, duke vrarë dy fëmijë.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share